Turqia na bën një “dhuratë”, mposht Austrinë në ndeshjen e çmendur. Shpresat ëndërrojnë Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 23:55

Turqia na bën një “dhuratë”, mposht Austrinë në ndeshjen e çmendur. Shpresat ëndërrojnë Europianin

Turqia e 21-vjeçarëve na ka bërë një “dhuratë” ditën e sotme, teksa ka mposhtur Austrinë e grupit tonë, në eliminatoret për Europianin e 21-vjeçarëve.

fsxf

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Austrisë 1-0, por në pjesën e dytë Turqia përmbysi gjithçka në 2-1 dhe në minutën e 90’, austriakët ia dolën të barazonin. Megjithatë turqit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të shënojnë në minutën e 93’, për të marrë një fitore spektakolare në një ndeshje të çmendur.

Një rezultat shumë i mirë ky për Kombëtaren tonë të 21-vjeçarëve. Tashmë Austria mbetet në kuotën e 15 pikëve, 1 më shumë se Shqipëria që fitoi ndaj Kosovës dhe vendi i dytë është shumë afër, kur ka mbetur edhe një ndeshje për tu luajtur.

Renditja

Megjithatë duke parë ndeshjet e radhës, ku Austria luan me Andorrën, ndërsa Shqipëria me Anglinë, mund të thuhet se shanset janë të pakta, por futbollit kurrë nuk i dihet…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"