Turneu ndërkombëtar në Itali, Mikela Skandaj fiton medalje ari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 22:19

Turneu ndërkombëtar në Itali, Mikela Skandaj fiton medalje ari

Vijojnë rezultatet pozitive nga karateistja Mikela Skandaj në këtë pjesë të parë të sezonit 2024. 14-vjeçarja me origjinë nga Lezha, e cila jeton dhe stërvitet në Itali, ka fituar një tjetër medalje të artë. Ajo u shpall kampione në turneun ndërkombëtar që u mbajt për dy ditë me radhë në Leko të Italisë.

auto_2rfsvs1706035062-2

Edicioni i shtatë i “Black Belt Cup”, ishte një event ku merrnin pjesë rreth 1000 sportistë nga shtete të Europës, si Italia, Gjermania, Rumania, Polonia, Zvicra, Gjorgjia, Sllovenia, Ukraina dhe Danimarka. Mikela Skandaj fitoi medaljen e artë në kategorinë Kadet AB, një kategori ku garonin moshat nga 14 deri më 17 vjeç.

Ndonëse më e vogël në moshë se rivalet e saj, Skandaj arriti që të ngjitej në shkallën më të lartë të podiumit për të dytin vit radhazi në këtë aktivitet ndërkombëtar. Karateistja e talentuar shqiptare u vlerësua gjithashtu edhe me çmimi special për performancën e saj në këtë turne. Kujtojmë se Mikela Skandaj ka shprehur në shumë raste dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"