Turneu miqësor në Turqi, Shqiperia e Beqirit mposht Bjellorusinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2019 | 15:08

Turneu miqësor në Turqi, Shqiperia e Beqirit mposht Bjellorusinë

Shqipëria nën 16-vjeç e drejtuar nga Elvis Beqiri, ka fituar 1-0 kundër Bjellorusisë, duke e nisur me këmbën e djathtë turneun miqësor Internacional U-16, që është duke u zhvilluar në Turqi.

Shqiperi-Bjellrusi-U16-1024x576

Formacioni që zbritën në fushë lojtarët shqiptar ishte: Abazaj, Pano, Kurbasha, Neziri, Kote, Kreka, Stafa, Halili, Bajraktari, Çereni.

Loja ka nisur me ritëm nga të  dyja skuadrat, që ishin duke kërkuar golin. Por në minutën e 39-të ishin djemtë shqiptarë,  të cilët kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Bajraktari.

Pjesa e dytë nisi shumë e vrullshme me bjellorusët, të cilët kanë tentuar të mbyllin skuadrën e Beqirit në portë dhe përfaqësuesen tonë, që ka luajtur me kundërsulme. Goli nuk erdhi për Bjellorusinë dhe fitorja ka shkuar për skuadrën shqiptare.

Ndeshja e ardhshme tani do te jetë ajo e nesërmja, ku përballë 16-vjeçarëve shqiptarë do të jetë Turqia, në orën 16:00.

/PANORAMASPORT.AL/ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"