Turkaj zbulon: Më kërkonin pretendentë të Superiores, ja si përfundova në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2023 | 15:28

Turkaj zbulon: Më kërkonin pretendentë të Superiores, ja si përfundova në Francë

Rudolf Turkaj ishte një nga titullarët e larguar nga Laçi pas katër sezonesh me fanellën bardhezi. Mbrojtësi i majtë, që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të kurbinasve, është prezantuar pak ditë më parë në klubin e ligës së tretë franceze,

turkaj

FC Martigues. 28-vjeçari lezhjan, në bisedë për “Panorama Sport”, ka treguar pse zgjodhi të vijonte karrierën në Francë, si dhe mundësitë që ka pasur në Superiore. “Pasi mbylla kontratën me Laçin, dola lojtar i lirë dhe të them të drejtën kisha shumë oferta nga ekipet e Superiores. Vllaznia dhe Partizani ishin klubet më këmbëngulëse, por ëndrra ime për të luajtur një ditë në Europën perëndimore m’u shfaq në horizont, prandaj më tundoi oferta e ekipit francez, Martigues.

Kam hedhur firmën në kontratë dhe i jam bashkuar ekipit në stërvitje, ndërsa pres të bëj edhe debutimin në kampionat së shpejti. Do të jap më të mirën e mundshme për të ndihmuar ekipin të realizojë objektivin për t’u ngjitur një kategori më lart në Francë. Kjo për mua do të ishte emocionuese në ëndrrën që kam pasur si futbollist”, deklaroi Turkaj për gazetën.

Mbrojtësi lezhjan enisi karrierën te Besëlidhja në Kategorinë e Parë, ndërsa luajti edhe për Shënkollin dhe Ilirinë, derisa Laçi e afroi 4 vite më parë.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"