Tuhel përgatit rrotacionin para Këlnit: Mendjen tek sfida me Arsenalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 10:12

Tuhel përgatit rrotacionin para Këlnit: Mendjen tek sfida me Arsenalin

Gjatë sezonit të shkuar goli i Xhamal Musialës në limite kundër Këlnit i dha titullin kampionëve Bajernit, por në këtë sezon gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë. Aq sa trajneri Tomas Tuhel të mos i kushtojë rëndësinë e duhur rivalit, marrë në konsideratë takimin e kthimit në Champions kundër Arsenalit.

tuhel

Tekniku 50- vjeçar njoftoi për rrotacion në 11- tëshe, duke nisur nga mbrojtja deri te sulmi. Pritet që Herri Kejn të zbresë në fushë nga minuta e parë, aty ku rekordi i Robert Levandovskit mbetet një sensacion në “meny”-n e bomberit 30- vjeçar. Këtij të fundit i mjaftojnë edhe 9 gola në harkun e 6 javëve të mbetura për të mbërritur polakun (41 finalizime).

TRAJNERI-“E rëndësishme që dy qendërmbrojtësit, Erik Daier dhe Matajs de Ligt, do të pushojnë. Na pret ndeshje impenjative kundër Arsenalit të mërkurën dhe kurrsesi nuk mund të rrezikojmë me lëndime apo lodhje fizike. Leroi Sane po ashtu do jenë në stolin rezervë. Ai shpenzoi mjaftueshëm energji në Londër. Plus në ekip kemi opsionet për t’i zëvendësuar denjësisht në duelin e sotëm kundër Këlnit. Upamekano dhe Kim do të kenë shansin e tyre të tregojnë veten. Të dielën nuk kam ndërmend ta ndjek ndeshjen mes Leverkusenit dhe Verdit, pasi do të analizoj me kujdes takimin e Arsenalit. Serzh ka pësuar lëndim jo të lehtë, ndryshe nga sa u mendua fillimisht. Guerreiro dhe Mazraui, me shumë mundësi, do të mbulojnë detyrat e linjave respektive”, përfundoi trajneri Tomas Tuhel. Distanca me Leverkusenin është me 16 pikë, ndërsa fitorja e mundshme e “aspirinave” kundër Verderit mbyll llogaritë e Bundesligës. Kjo situatë do t’i jepte fund dominimit prej 11 sezonesh radhazi nga bavarezët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"