Tuhel nis kontaktet e para, tekniku gjerman në bisedime me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2020 | 14:20

Tuhel nis kontaktet e para, tekniku gjerman në bisedime me…

Nëse PSG-ja nuk i shkon deri në fund Ligës së Kampionëve, Tomas Tuhel do të jetë ai që do të paguajë “faturën” dhe do të largohet nga klubi parizien.

tukel

Shumë emra qarkulojnë për pasuesin e gjermanit, duke filluar nga Klop e duke përfunduar te Alegri, por të gjitha janë aludime deri më tani.

Nga ana tjetër “Le 10Sport”, raporton se vetë Tuhel ka nisur kontaktet e para me Bajernin e Mynihut. Tekniku po përgatit terrenin që tani, për të ardhmen e tij dhe nuk po humbet kohë. Normalisht që bisedimet janë fazat fillestare dhe nuk ka asgjë zyrtare.

Flik nuk pritet të vazhdojë më tepër se fundi i sezonit te Bajerni dhe Tuhel është gati që të bëjë hapin e madh dukë marrë drejtimin e kampionëve të Gjermanisë sezonin që vjen.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"