“Tuhel, ik q**, bir k***e!”, vëllai i futbollistit të PSG-së shan trajnerin gjerman pas disfatës me Borusian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 20:28

“Tuhel, ik q**, bir k***e!”, vëllai i futbollistit të PSG-së shan trajnerin gjerman pas disfatës me Borusian

Humbja përballlë Borusia Dortmundit ditën e djeshme në Gjermani 2-1 ka krijuar një situatë të nderë në kampin e PSG-së.

52425080_401

Ndryshimet taktike të trajnerit gjerman Tomas Tuhel nuk u mirëpritën as nga futbollistët as nga media. Këto të fundit i faturuan përgjegjësinë e humbjes trajnerit. Pas përfundimit të ndeshjes, Tuhel fajësoi futbollistët e tij duke thënë se “kryen shumë gabimeve” ndaj verdhezinjve.

Por, fjalët e tij nuk janë pritur aspak mirë nga vëllai i njërit prej lojtarëve të kampionëve të Francës. Vëllai i Kimpembes shfryu ndaj Tusheli në rrjetet sociale, madje duke e ofenduar me fjalë të rënda.

“Thushel, ik q**, bir k***e!”, shpërtheu vëllai i 24-vjeçarit Presnel Kimpembes.

fbl-eur-c1-dortmund-psg-806x508

Me atmosferën e krijuar te kampi i PSG-së, duket e vështirë që francezët të përmbysin disavantazhin 2-1 të takimit të djeshëm në “Vestfalenstadion”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"