Trukimet, Prokuroria thërret tre futbollistë të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2017 | 11:07

Trukimet, Prokuroria thërret tre futbollistë të Skënderbeut

Rikthehet çështja e trukimeve te Skënderbeu.

Pikërisht në ditën që korçarët luajnë gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës, Prokuroria e Tiranës ka thirrur tre futbollistë për llogari të hetimeve.

Radas - Jashanica

Bëhet fjalë për kapitenin Orges Shehi dhe mbrojtësit Marko Radas e Bajram Jashanica, për të cilët organi i akuzës sot ka lëshuar fletë-thirrje për të dhënë dëshmi.

Prokuroria e kryeqytetit ka hapur një hetim në lidhje me këtë cështje që në tetorin e kaluar, kur ka marë në dorëzim edhe raportin e përkthyer të UEFA-s për çështjen në fjalë.

Emrat e tre lojtarëve të mësipërm përmenden edhe në këtë raport, ku arsyetohet pezullimi i klubit korçar për një vit nga Kupat e Europës verën e shkuar.

Ndërkohë, burime nga Prokuroria kanë bërë të ditur se në të ardhmen do të thërriten për të dëshmuar edhe zyrtarë të klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"