Trukimet, Flamurtari çon federatën në Lozanë, Idrizi: Duan të njollosin klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2015 | 11:27

Trukimet, Flamurtari çon federatën në Lozanë, Idrizi: Duan të njollosin klubin

Ramella, Idrizi, Behari ne prezantimin e trajnerit te riKlubi i Futbollit Flamurtari nuk dorëzohet në qëndrimin e tij për të kundërshtuar me forcë vendimin e Komisionit të Etikës që pezulloi për 6 muaj portierin Ilion Lika. Gjatë një bisede me “Panorama Sport”, administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, deklaroi dje se do t’i drejtohet KAS-it në Lozanë, apo thënë ndryshe Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

Vlonjatët do të kërkojnë nga KAS-i heqjen e pezullimit për portierin e Flamurtarit, si dhe dëmshpërblimin e klubit nga ana e FSHF-së për shantazh, prishje e imazhit të Klubit të Futbollit Flamurtari, si dhe shpërdorim detyre nga zyrtarët e institucionit më të lartë të futbollit në Shqipëri.

“Do ta ndjek këtë çështje kudo, do ta çoj deri në fund. Nuk kam aspak besim tek organet e FSHF-së, madje nuk kam as përse ta apeloj vendimin. Nuk merrem më me FSHF, pasi është FSHF dhe zyrtarët e saj ata që po punojnë me të gjitha mënyrat për të na prishur imazhin dhe për të na goditur rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"