Postuar: Maj 25, 2020 | 23:32
Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë në moshë shumë të re ish-lojtari i Romës
Një lajm tronditës për botën e futbollit ka ardhur ditën e sotme, teksa ish-lojtari i të rinjve të Romës, Zhozef Buaze Perfekshion, ka ndërruar jetë.
Lojtari ishte vetëm 21 vjeç, po pas një ataku kardiak është ndarë nga jeta, duke trishtuar të gjithë. Futbollisti ishte afrimi i fundit i Valter Sabatinit te Roma, para se ky i fundit të largohej nga klubi verdhekuq.
Kamerunasi në karrierën e tij ka luajtur edhe me Viçenca në Itali dhe Universitatea Klyzh në Rumani.
Roma nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllime familjarëve të 21-vjeçarit, për këtë humbje të madhe me të cilën ata janë përballur.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"