TRONDITËSE/ Kaos në Kosovë, dënohet me burg presidenti i federatës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 0:24

TRONDITËSE/ Kaos në Kosovë, dënohet me burg presidenti i federatës

Gjykata e Apelit të Prishtinës la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që dënon presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës me 9 muaj burg për akuzën e kërcënimit dhe përfitimit financiar në rrugë joligjore.

agimademiprofil-e1528965640900-780x439_1530884166-7107422
Sipas mediave në Kosovë, në vitin 2014, ndaj Ademit u ngrit një aktakuzë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër Muarrem Ramën kanë kërcënuar Dritan Kadollin për të ofruar 30 mijë € ose një automjet “BMW X5” si favor për kryetarin e Asamblesë Komunale të Prishtinës Sami Hamiti. Kjo vepër penale është kryer në periudhën 12 korrik-12 shtator 2012.

Kjo aktakuzë është ngritur në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të EULEX-it dhe atë të Prishtinës.

Situata në FFK është kaotike pas zhvillimeve të fundit dhe pritet të mësohet nëse presidenti i futbollit të Kosovës do të vazhdojë të ushtrojë detyrën apo do të vazhdojë të përballet në të gjitha shkallët e drejtësisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"