Troisi sqaron pozicionin: Isha me presidentin në Brazil, kthejmë Bylisin në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2017 | 16:29

Troisi sqaron pozicionin: Isha me presidentin në Brazil, kthejmë Bylisin në elitë

Drejtori teknik dhe menaxheri i klubit të Bylisit, Marcelo Troisi, vazhdon që të jetë në detyrë. Në një reagim për mediat, braziliani është shprehur:

Troisi Laci

“Jam i Bylisit, madje marrëdhëniet e mia janë shumë të mira me presidentin Kapllanaj. Unë nuk kam ardhur për trajner në Ballsh, por dua që të ndihmoj klubin me detyrën që unë kam, si menaxher kryesisht, por edhe si drejtor teknik, madje kam qenë edhe në fillim të vitit në Brazil me presidentin për shkëmbime eksperiencash me klubet braziliane.

Madje, edhe në takimet që janë luajtur, unë kam bashkëpunuar edhe me kolegët e mi, Mariglen Kule dhe Adrian Balla. Madje, e mirëpres edhe afrimin e Bledar Devollit, sepse ju në Shqipëri keni një shprehje: ‘Bashkimi bën fuqinë’. Bylisi ka një ndeshje shumë të rëndësishme në Lushnjë dhe unë, Kule, Balla apo dhe Devolli jemi të gjithë në unison për të ndihmuar skuadrën që të ngjitet në elitë. Të gjithë jemi të përqendruar te ndeshja e Lushnjës dhe jam i bindur që do t’ia dalim”, tha braziliani që është pjesë e strukturave të Bylisit.

Troisi Kukesi

Ballshiotët do të luajnë në Lushnjë një takim në të njëjtat rrethana si dy vite më parë. Bylisit i duhet vetëm fitorja për t’u ngjitur në Superiore, në një kohë që lushnjarët luajnë për dy rezultate, barazimin dhe fitoren, pasi janë në avantazh në ndeshjet direkte. Pritet që Bylis të bëjë kërkesë për gjyqtarë të huaj për këtë ndeshje. Ndërkaq, ekipi vazhdon normalisht përgatitjet, në një kohë që lojtarët do të qëndrojnë të grumbulluar thuajse gjatë të gjithë javës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"