Troisi i zhgënjyer nga performanca e Flamurtarit: Nuk e di çfarë të pres për ndeshjen me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2020 | 9:56

Troisi i zhgënjyer nga performanca e Flamurtarit: Nuk e di çfarë të pres për ndeshjen me Skënderbeun

Marcelo Troisi tejet i zhgënjyer nga paraqitja e Flamurtarit në takimin e sotëm. Në prononcimin e pas ndeshjes për mediat, Troisi tha se futbollistët duhet të lëvizin më shumë në fushë dhe të marrim më shumë përgjegjësi.

troisi

Braziliani theksoi se ekipi nuk u shpreh aspak siç ka bërë gjithë këto ditë në stërvitje. “Jam shumë i zhgënjyer nga ndeshja e sotme dhe nga reagimi i ekipit gjatë 90 minutave.

Futbollistët nuk dhanë atë që prisja nga ato që kanë bërë dhe kanë dhënë në stërvitje. Nuk duhet që të justifikohemi me faktin se kishim pak kohë në dispozicion apo se kishte lojtarë të rinj që u aktivizuan në këtë takim. Lojtarët e rinj duhet që të lëvizin sa më shumë në fushë dhe të japin maksimumin e tyre”, tha Troisi.

Trajneri Troisi, thotë se nëse nuk do të ketë reagim nga lojtarët, nuk di se çfarë duhet të pres nga ndeshja e radhës me Skënderbeun. “Nëse nuk do të ketë një reagim unë nuk e di se çfarë duhet të pres më nga ndeshja e radhës që kemi me Skënderbeun.  Do të jetë një takim shumë i vështirë dhe kjo gjë dihet. Lojtarët duhet që të shprehen sa më mirë në fushën e lojës.troisi

Natyrisht që nëse do të zbatonin detyrat dhe ato që kanë bërë në stërvitje, do të kishin bërë edhe më mirë në këtë takim. Prisja më shumë sot (dje) dhe isha i bindur se do të kishim bërë më mirë, pasi gjatë gjithë kësaj kohe që jemi përgatitur ekipi ka pasur reagim të mirë dhe ishim gati për këtë ndeshje, por prej saj sot (dje) fatkeqësisht dal i zhgënjyer”, përfundoi braziliani.”, tha Troisi.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"