Triumfon për herë të tretë, Granit Xhaka zgjidhet futbollisti më i mirë i Zvicrës për 2023-shin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2024 | 13:45

Triumfon për herë të tretë, Granit Xhaka zgjidhet futbollisti më i mirë i Zvicrës për 2023-shin

Granit Xhaka është votuar për herë të tretë si lojtari më i mirë i vitit në Zvicër.

xhaka

Në vitin 2023 ai regjistroi rekord duke u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje me Kombëtaren e Zvicrës.

Sikurse në vitin 2017 dhe vitin e kaluar, Xhaka u shpall lojtari më i mirë te “Helvetikët”.

31-vjeçari në garën për më të mirin e vitit mposhti konkurrencën e Manuel Akanzhi dhe Zeki Amdouni, që ishin dy të nominuarit tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"