Triumfi ndaj Vorës, flet trajneri i Besëlidhjes: Është fitore e vonuar, na ndihmon vetëm psikologjikisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2021 | 16:03

Triumfi ndaj Vorës, flet trajneri i Besëlidhjes: Është fitore e vonuar, na ndihmon vetëm psikologjikisht

Alban Bruka e quan të vonuar fitoren e parë sezonale, megjithatë i gëzohet. Ai e quan këtë trepikësh shprese dhe mbi të gjitha ndihmë për anën psikologjike.

alban bruka

Gjatë një deklarate të dhënë pas ndeshjes, trajneri i pankinës lezhjane tha:

“Ishte e pritshme kjo fitore në fakt. E megjithatë, është shumë e vonuar dhe për këtë jam i shqetësuar. Sëmundja e rasteve të humbura ende ndodhet mes nesh, ndaj duhet të punojmë fort për ta larguar. Kundër Vorës duhet të fitonim thellë, duke shënuar që në start.”

“Fitorja ndaj vorakëve përveç tri pikëve na ka shëruar edhe psikologjikisht, pasi po vuajmë këtë nga nisja e kampionatit. Rruga që kemi përpara është shumë e vështirë, por ne do ta përshkojmë me sukses duke mbijetuar. Tani të gjitha energjitë do t’i vëmë në dispozicion të transfertës së radhës pasi duam që edhe atje të marrim pikë”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"