Triumfi më i thellë i sezonit, ndizet sulmi i kampionëve të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 21:19

Triumfi më i thellë i sezonit, ndizet sulmi i kampionëve të Partizanit

Skenari më i përsëritur i këtij sezoni për Partizanin është të arrijë te goli dhe më pas të humbasë raste të panumërta, derisa kundërshtari e barazon.

partizani festa

Por këtë brishtësi të kuqtë duhet se e kanë eliminuar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, kur nuk kanë treguar mëshirë ndaj kundërshtarëve dhe kanë arritur të fitojnë me shifra të thella, përkatësisht 3-0 ndaj Kukësit dhe 0-4 kundër Erzenit.

Këto dy fitore tregojnë për një ndryshim mentaliteti, por edhe një zgjim të sulmit, pasi kanë shënuar thuajse të gjithë sulmuesit që kanë luajtur. Më së shumti në sy po bie forma e Tedi Carës, që ka shënuar 3 gola në dy betejat e fundit.

FITORET E THELLA – Partizani ka arritur të fitojë me diferencë të tre golave ose më shumë në vetëm tre raste, dy prej të cilave në ndeshjet e fundit. Në fakt të kuqtë kanë mundur të shënojnë katër herë edhe në ndeshjen e fazës së parë ndaj Kukësit, por verilindorët iu përgjigjën plot tri herë, duke e mbyllur me shifrat 4- 3.

goleada e kuqe

E fundit ndaj Erzenit ishte fitorja më e thellë e këtij sezoni në të gjitha kompeticionet. Partizani ka sulmin e tretë më të mirë në Kategorinë Superiore, pas Egnatias dhe Tiranës. Të kuqtë kanë realizuar 39 herë, 6 më pak se dy rivalët e mësipërm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"