Triumfi i Holandës e bën unik, Dumfris është i pari në historinë e Kupës së Botës që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 23:55

Triumfi i Holandës e bën unik, Dumfris është i pari në historinë e Kupës së Botës që…

Holanda ka mundur SHBA duke shkuar në çerekfinalet e Kupës së Botës dhe një meritë të madhe për këtë e ka padyshim Denzel Dumfris. Paraqitja e tij bëri që mbrojtësi i holandezëve të hyjë në histori për një statistikë të veçantë që prodhoi në këtë duel.

dumfris

Ai u bë mbrojtësi i parë në histori i cili arrinte të shënonte dhe të jepte dy asiste në një ndeshje të Botërorit. Kujtojmë që Dumfris dha asistet për golat e Depaj dhe Blind, para se të shënonte vetë të tretin për ”tulipanët”.

Njëkohësisht, bashkë me Blind, ai ka regjistruar një tjetër të dhënë shumë interesante pasi ishin rasti i vetëm në historinë e Botërorëve ku dy mbrojtës i kishin dhënë asist njëri-tjetrit në golat që kishin shënuar në një ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"