Tripleta me Sitin, Grilish: E dua foton në kornizë, tani e kuptoj se çfarë kemi bërë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2023 | 21:46

Tripleta me Sitin, Grilish: E dua foton në kornizë, tani e kuptoj se çfarë kemi bërë

Së shpejti do të ketë një fotografi me kornizë në apartamentin e Xhek Grilishit. Imazhi ikonë i tripletës së Mançester Sitit. Një Grilish pa bluzë në autobusin e hapur të paradës, me krahët e shtrirë nën shiun e vrullshëm.

skynews-manchester-city-trophy_6185854

“Është e bukur, apo jo?” tha sulmuesi nga Tokio. “Nuk kam ende një kopje, por ajo foto do të sjellë kujtime përgjithmonë”. Tre muaj para se ajo të shkrepej, anglezi pyeti veten nëse Siti do të fitonte diçka. Dhe, ndërsa “qyetetarët” renditeshin të dytët pas Arsenalit në Premier Ligë, ai nuk ishte i vetmi që e mendonte këtë. Pamëshirshmëria e sulmit të tyre, përndjekja e “topçinjve” dhe lehtësia me të cilën luante një skuadër e tillë në Europë, do të jetë e vështirë të përsëritet.

“Ishte situatë e tensionuar. Nëse kthehemi në mars, gjatë pushimit të kombëtareve, po mendoja ‘A do të fitojmë ndonjë gjë këtë vit?’ Pas atij pushimi, veçanërisht në prill kur barazuam vetëm një nga nëntë ndeshje, ishim të pandalshëm. Ishim skuadra më e pandalshme që kam parë. Thjesht kisha kaq shumë besim. Në dy ose tri javët e para nuk e kuptoja çfarë kishim bërë. Tani ka kaluar një periudhë dhe e kam kuptuar. Ishin javët më të mira të jetës sime”.

Grilish e kreu një pjesë të përgatitjes së tij verore në Dubai, e cila sipas tij shërbeu si stërvitje për një udhëtim rraskapitës në Azi, në të cilin Pep Guardiolës i është dashur të zbusë intensitetin e seancave të tij, duke pasur parasysh lagështinë. Ai duket sigurisht në formë pas kritikave për festën e tij të ekzagjeruar. Dhe tani Xhek ka një objektiv tjetër. Një tjetër tripletë? “Unë u kam thënë disa prej djemve se jam i dëshpëruar për të fituar Superkupën e Anglisë”, shtoi ai.

“Ky është viti im i tretë këtu dhe kam humbur dy nga ato finale. Si futbollist, ti dëshiron të fitosh sa më shumë që të jetë e mundur, por gjithashtu dëshiron të fitosh gjithçka të paktën një herë. Kjo ishte ajo qe doja. Të paktën një herë! Kam humbur dy dhe dua një”. Siti humbi kundër Liverpulit sezonin e kaluar dhe Lestërit një vit më herët në finalen e parë sezonale. Por Grilish beson se personalitetet që ka në ekip i japin Sitit një avantazh.

Ai krijoi një miqësi të menjëhershme me Erling Halandin kur norvegjezi u transferua në “Etihad”, gjë që nuk e prisnin të gjithë. Dy shokët e ngushtë të skuadrës i kaluan pushimet e tyre në jug të Francës. Grilish nënvizon se sekreti i Sitit është se nuk ka ego të mëdha në skuadër. “Pashë Ruben (Diazin) duke përmendur (Mateo) Kovaçiçin që thoshte se ai nuk mund ta besonte se sa afër jemi të gjithë ne si grup”, tha ai. “Ne nuk e themi thjesht për ta thënë këtë, është e vërteta. Ne kemi një grup kaq të shkëlqyer këtu dhe shpresojmë që mund të vazhdojë.

Që kur kam qenë këtu, ne kemi pasur kapitenë të shkëlqyer (Fernandinjo dhe Ilkai Gyndoan) që e mbajnë ekipin të bashkuar, duke dalë për të ngrënë ose bërë gjëra të tjera. Ne kemi humbur Gyndon, i cili ishte një pjesë e rëndësishme e jona, por ju bëni kaq shumë miq të mirë gjatë rrugës në futboll dhe njerëzit vijnë e shkojnë. Është padyshim e trishtueshme që ai u largua, por ne kemi një ekip të madh dhe një grup shumë të fortë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"