Trepça ’89 harron dështimin në Ligën e Kampioneve, fiton me goleadë Superkupën e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 22:53

Trepça ’89 harron dështimin në Ligën e Kampioneve, fiton me goleadë Superkupën e Kosovës

Skuadra kampione e Kosovës, Trepça ’89, e ka lënë pas tashmë eksperiencën negative të këtij sezoni në Ligën e Kampioneve. Ekipi nga Mitrovica është përqendruar totalisht në sezonin e ri futbollistik ku do të tentojë ruajtjen e titullit kampion dhe sot dha sinjalin e parë me fitoren e Superkupës.

trepca superkupa

Përballja ndaj fituesve të Kupës së Kosovës, Besës së Pejës, përfundoi me rezultatin e thellë 5-0 për Trepçën ’89. Golat e takimit të zhvilluar në Gjilan u shënuan nga Çibuze në minutën e 43-të, Shpëtim Idrizi në minutën e 57, Arbnor Muja në të 78-n, Florent Hasani në të 85-tën dhe Oto Xhon në të 90-n.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"