“Treguam se i përkasim elitës”, trajneri i Dinamos: Në derbi menduam më shumë për pikët sesa për lojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2020 | 12:46

“Treguam se i përkasim elitës”, trajneri i Dinamos: Në derbi menduam më shumë për pikët sesa për lojën

Tekniku i Dinamos Fabricio Kamarata mjaftohet me pikët. Teksa foli për gazetën, trajneri italian e pranon që kundërshtari i vuri në vështirë. “Derbet janë të vështira, edhe pse ekipet mund të jenë në kahe të kundërta. Kështu ndodhi dhe sot (dje), në derbin e parë që unë drejtoj si trajner. Fitorja është një paralajmërim që ky ekip i përket Superiores.
Fabricio-Kamarata-300x298
Ne menduam më shumë për pikët sesa për lojën. Kishim momente mjaft të mira dhe aksione të rrjedhshme, që ishin të përgatitura në seancat stërvitore. Patëm edhe disa mangësi, kur kundërshtari depërtoi disa herë dhe na rrezikoi. Një falënderim shkon për tifozërinë, që na mbështetën. Besëlidhja? Do të jetë një takim, që do të vendosë fatin e rrugëtimit tonë në elitë”, tha për mediat italiani i Dinamos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"