Tre titullarë mbeten jashtë, Aleksi riparon dëmet në mbrojtje, ja si do të rreshtohet Egnatia ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 8:43

Tre titullarë mbeten jashtë, Aleksi riparon dëmet në mbrojtje, ja si do të rreshtohet Egnatia ndaj Partizanit

Egnatia do të luajë sot në orën 15:00 kundër Partizanit në kuadër të javës së 31-të të Kategorisë Superiore. Rrogozhinasit do të synojnë fitoren e parë këtë sezon kundër të kuqve përpara publikut të tyre. Bardhejeshilët do të vuajnë mungesën e tre titullarëve.

egnatia

Dylis dhe Spahiu janë të skualifikuar dhe Arbenit Xhemajli, i dëmtuar. Për ekipin kryesues në dyshim është edhe sulmuesi Mario Gjata, i cili ende nuk është gati për të qenë i disponueshëm për skuadrën e tij. Maksimalisht sulmuesi do të ishte i gatshëm në stol. Trajneri Edlir Tetova, për të ruajtur pozitat në vendin e parë, synon me patjetër një rezultat pozitiv kundër një rivali për titull.

Në këtë mënyrë Egnatia lë pas krahëve edhe disfatën me Erzenin të pësuar një javë më parë për ta luajtur me qetësi pjesën e mbetur të sezonit. Sa i takon formacionit kundër Partizanit, i ndikuar nga mungesat e rëndësishme, tekniku Tetova pritet të spostojë në qendër të mbrojtjes Albano Aleksin. Në vend të tij në mesfushë pritet të luaj Ahmetaj, ndërkohë që Spahiun e pezulluar në krahun e djathtë të sulmit do ta zëvendësojë Henri Xhoel.

egna

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"