Tre lojtarë drejt largimit nga Interi, vijnë kërkesat e para në selinë zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 22:50

Tre lojtarë drejt largimit nga Interi, vijnë kërkesat e para në selinë zikaltër

Perisiç, Naingolan, por edhe Azamoah. Janë tre lojtarë thuajse plotësisht jashtë planeve të Interit të Kontes, që po i kërkon një sistemim. Dhe gjatë ditëve të fundit në këtë drejtim ka lëvizje.

INTERII

PERISIÇ – Të martën pasdite luajti pjesën e dytë kundër Luganos si anësor i majtë, i vetmi rol tek i cili sot Antonio Konte e konsideron. Megjithatë Ivan Perisiç e di mirë që rikthimi i tij tek Interi mund të zgjasë akoma pak, pas refuzimit të Bajernit të Mynihut për ta shlyer. Kroati është mes lojtarëve të konsideruar në dalje dhe përfaqësuesi i tij po kërkon një zgjidhje, i vetëdijshëm nga dëshira e klubit zikaltër për të arkëtuar së paku 15 milionë euro.

Jo huazimeve, pra, me përjashtim që të garantojnë një shlyerje të detyrueshme. Së pari mes të interesuarve mund të llogaritet Mançester Junajtid, në kërkim të një sulmuesi krahu pas tentativës boshe për Xhejdën Sançon. Megjithatë kroati ka edhe kërkesa nga Gjermania: kanë kontaktuar menaxherët Lajpcigu, Bajer Leverkuseni dhe Herta e Berlinit. Situata mbetet për t’u monitoruar.

NAINGOLAN – Vijnë risi nga Franca lidhur me të ardhmen e Raxha Naingolan. Sipas raportimeve të “Telefoot”, në fakt, emri i belgut është shkruar në listën e merkatos së nënkampionëve të Europës, PSG-së. Drejtori sportiv Leonardo, duke konsideruar nevojën për të përforcuar skuadrën, por pa shpenzuar shumë, ka gjetur te mesfushori interist profilin e duhur, për një operacion të ngjashëm me atë që dërgoi Florencin në kryeqytetin francez: huazim me të drejtë blerjeje.

raxha naingolan

AZAMOAH – Jo vetëm Diego Godin: aksi Milano-Kaljari mund t’i përkasë edhe një tjetër lojtari në dalje nga Interi. Sipas të përditshmes “La Nuova Sardegna”, në diskutimet mes zikaltërve dhe kuqebluve mendohet të ketë hyrë edhe ganezi Kuaduo Azamoah. Bëhet fjalë vetëm për një ide. Kaljari do të përfshihej në rast të një zgjidhjeje të kontratës mes lojtarit dhe Interit, për ta marrë me kosto zero.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"