“Tratativat me Hasanin drejt përfundimit”, Ilir Daja: Ndaj Teutës më të motivuar se në derbi. Afrime në mbrojtje? Kam qëndruar deri në 1 e 30 të natës me Olsi Ramën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 23:53


“Tratativat me Hasanin drejt përfundimit”, Ilir Daja: Ndaj Teutës më të motivuar se në derbi. Afrime në mbrojtje? Kam qëndruar deri në 1 e 30 të natës me Olsi Ramën

Trajneri i Partizanti, Ilir Daja, doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Teutës, që do të zhvillohet ditën e hënë. Në prononcimin e tij, tekniku kryeqytetas foli për rëndësinë e kësaj sfide si dhe për situatën në merkato, duke deklaruar:

daja derbi

FERHAN HASANI- Edhe në konferencën e fundit në ndeshjen e fundit, e kam thënë që në momentin që hidhet firma mbi kontratë atëherë do të bëhet edhe prezantimi zyrtar, që është blerja e fundit apo jo. Në dijeninë time, tratativat po shkojnë drejt përfundimit, por që momenti final është hedhja e firmës kështu që do të them që është pjesë e Partizanit dhe sa i rëndësishëm është në momentin që firma të jetë mbi kontratë, përtej asaj që dihet që është një futbollist me goxha vlera dhe këtë e ka treguar kudo që ka qenë. Është një lojtar që ka një bagazh të konsiderueshëm teknik, por në fund fare i mbetemi asaj që në momentin e fundit që bëhet zyrtare, atëherë do të shprehemi më shumë në detaje për këtë afrim.

EUFORIA PAS DERBIT- Neve kemi pasur vetëm 2 ditë në dispozicion, Durrësi ka një ditë më shumë, kemi zhvilluar derbin të enjte dhe ndeshja zhvillohet të hënë. Ditën e parë ekipi ka punuar në 2 grupe. Lojtarët që nuk u përdorën në derbi kishin stërvitje normale. Dje kemi filluar përgatitjet për ndeshjen anti-Teuta. Sot përfunduam seancën e fundit duke vazhduar pasdite me problemet që kemi para ndeshjeve, atë që bëjmë gjithmonë.

Jemi munduar që edhe para derbit edhe pas, jemi munduar të flasim me ekipin që çdo ndeshje vlen 3 pikë. Nuk ka vend për eufori sepse Teutë është në të njëjtin pozicion që jemi dhe ne. Është një ekip që vjen pas 2 fitoresh, ka mbrojtjen më të mirë në kampionat, qoftë për golat e pësuara, qoftë për kolonën e humbjeve. Derbi ka mbaruar, na pret një transfertë goxha e vështirë në Durrës. Ata janë të fortë në fushën e tyre, Partizani në çdo ndeshje shkon për 3 pikë. Nëse duam të shkojmë drejt fitores duhet të jemi më të motivuar se ç’ishim në derbi.

AFRIMET NË MBROJTJE- Neve si staf kemi bashkë me drejtorin kemi qenë deri në orën 1 e 30 të natës, sigurisht që me leje, pa thyer rregullat e vendosura, për të parë afrimet në këtë repart. Nuk është se kemi vendosur deri në këto momente, që flasim. Kemi 2-3 aletrnativa për t’i parë, në momentin që do të jemi të bindur të gjithë si staf që lojtarët që do afrohen, mos jenë nën nivelin e lojtarëve që kemi, do t’i bëjmë të ditura, në të kundër do të vazhdojmë deri në ditën e fundit të merkatos që të jemi në dinamikë, për të bërë të mundur të plotësojmë repartin e mbrojtjes, me lojtarë ndoshta të një niveli jo shumë të lartë, por të kemi të dubluar mbrojtjen.

VLËRËSIMI PËR ZHUNIORIN DHE MURATAJN- Murataj e ka pasur më të lehtë se Zhunior, sepse e njeh kampionatin, i njeh lojtarët, sepse ka qenë pjesë e Partizanit para disa vitesh, është përshtatur më shpejt se Zhunior, ai do një kohë më të madhe për t’u përshtatur. Është hera e parë që luan në Shqipëri plus edhe fakti që ka 2-3 muaj pa ndeshje zyrtare dhe prandaj dhe Murataj ka qenë pjesë e formacionit. Pritet që edhe ai gradualisht të jetë pjesë e formacionit.

180 MINUTAT VENDIMTARE PËR FATET E SEZONIT- Do të jenë vendimtare nëse nuk i bashkojmë 180 minuta, por do të themi 90 minuta dhe pastaj për të menduar për 90 minutëshin tjetër.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/