Trajneri rival, tifoz i vjetër i kuqezinjve: E kam shënuar në kalendar 29 nëntorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 15:47

Trajneri rival, tifoz i vjetër i kuqezinjve: E kam shënuar në kalendar 29 nëntorin

Jeton në Gjermani, teksa çdo ditë përshkuan 80 kilometra për të stërvitur ekipin e Dudelanzhit. Dino Topmëler e ka njohur Luksemburgun si futbollist (ka qenë pjesë edhe e Sitit), teksa më pas hodhi edhe themelet e karrierës si trajner. Sfida me Milanin për të është shumë e veçantë, pasi siç pranon edhe vetë është tifoz kuqezi, përveçse shumë i pasionuar pas Italisë si shtet:

Topmeler-750x430

“Pas Gjermanisë, Italia është e preferuara ime. Dua gjithçka nga ajo toke, teksa Milanin e kam pasur dobësi që i vogël. Gatuzo, Kakà , Sedorf, Pirlo, Inzagi, Maldini, Kaladze dhe Nesta, çfarë skuadre e pabesueshme!” 37-vjeçari ka kryer edhe pelegrinazhin e tifozit, teksa katër vite më parë rrëfen se ka vizituar “San Siro”-n:

“Katër vite më parë isha në Milano dhe vizitova stadiumin. Jam shumë i lumtur që do të rikthehem si trajner, e kam shënuar në kalendar 29 nëntorin. Dua ta shijoj në maksimum këtë përvojë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"