Trajneri Nertil Ferraj: Përmbysje karakteri, Luzi meriton qëndrimin në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 17:10

Trajneri Nertil Ferraj: Përmbysje karakteri, Luzi meriton qëndrimin në Kategorinë e Parë

Luzi 2008 mori një fitore me përmbysje, 2-1, kundër Burrelit, takim, i cili u zhvillua në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Edhe këtë takim luznjakët e luajtën në fushë asnjanëse, pasi po vuajnë dënimin e dhënë nga Disiplina.

festa e luzit

Skuadra e drejtuar nga trajnerët Gëzim Bushi dhe Nertil Ferraj zhvilloi një pjesë të dytë kurajoze, duke arritur që të përmbysë golin e shënuar nga Kastrioti i Burrelit në pjesën e parë. Golat e shënuar nga Balla dhe Laho në harkun kohor të tetë minutave, 61 dhe 69-të e mbajnë Luzin me shpresë për t’i shpëtuar rënies direkte. Luzi luajti gjithçka për gjithçka në pjesën e dytë, ku me tre sulmues arritën të marrin trepikëshin. Trajneri Nertil Ferraj, pas ndeshjes, për “Panorama Sport” u shpreh i kënaqur me këtë fitore.

“Unë e kam thënë gjatë gjithë kohës, që në momentin kur kam ardhur trajner te Luzi, që ky ekip nuk meriton të bjerë nga Kategoria e Parë. Kishim një nga ndeshjet e para finale tonat. Ia arritëm me sukses. Ishte e vështirë ta kthejë rezultatin nga 0-1 në 2-1, por që ia dolëm. I uroj suksese çunave do të vazhdojmë kështu deri në fund. Treni ishte një mungesë e rëndësishme jona. Na u dëmtua edhe Çuçka në fund të pjesës së parë, por duke pasur çuna me cilësi brenda ia kemi dalë. E nisëm lojën 4–4–2 dhe më pas ndryshuam modul në 4–4-3. Kjo rezultoi efikase. Tani të shohim përpara. Luzi ka djem që luajnë futboll të bukur, të pastër. Fusha e Lushnjës na solli fat”, tha ai.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"