Trajneri Ndreu është i bindur: Kastrioti ia del edhe ndaj kavajasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 9:25

Trajneri Ndreu është i bindur: Kastrioti ia del edhe ndaj kavajasve

Kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund të kampionatit, Kastrioti i Krujës me fitoren e një jave më parë kundër Luzit, ka hedhur një hap të rëndësishëm për shmangien e vendit të fundit në tabelën e klasifikimit. Skuadra është çliruar psikologjikisht nga ngërçi i rrezikut të rënies direkte.

ramadan ndreu

Sot, krutanët do të luajnë kundër Besës në transfertë. Para këtij takimi, trajneri Ramadan Ndreu për “Panorama Sport” u shpreh: “Do të shkojmë në Kavajë për një rezultat pozitiv. Kemi punuar shumë për këtë ndeshje. Fituam një javë më parë kundër Luzit dhe përveç pikëve, kjo fitore na ka ndihmuar për t’u çliruar psikologjikisht. Në këtë sfidë do të kem të gatshëm të gjithë titullarët. Kundërshtari vjen pas një fitoreje me Burrelin dhe Besa, sikurse ne, po lufton për t’iu shmangur ‘play out’-it. Kjo do të jetë një ndeshje shumë e luftuar dhe kam besim se Kastrioti do të bëjë më të mirën e mundshme në fushën e lojës”.

besa kruja

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"