Trajneri Memushi: Shpresojmë tek një ndeshje e bukur me Burrelin, Flamurtari do tre pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2024 | 10:58

Trajneri Memushi: Shpresojmë tek një ndeshje e bukur me Burrelin, Flamurtari do tre pikët

Me Burrelin, trajneri Eqerem Memushi e ka ndeshjen e parë në Vlorë. Trajneri vlonjat thekson, se emocionet janë të mëdha, ndërsa në skuadër ka entuziazëm.

Memushi

“Me Burrelin është ndeshja e parë në Vlorë për mua në këtë sezon dhe emocionet janë patjetër të mëdha. Skuadra ka shumë entuziazëm dhe presim të kemi edhe një pjesëmarrje të tifozërisë vlonjate në stadium. Kam shumë besim në këto momente në mënyrën e të luajturit, po duam që të kemi sa më shumë tifozë në stadium. Kam shumë besim se do të ndryshojmë edhe në mënyrën e të luajturit dhe entuziazmin e lojës ta përcjellim edhe te sportdashësit. Ne mundohemi që ato detyra që bëjmë në stërvitje t’i demonstrojmë edhe në fushën e lojës. Nuk është kohë shumë e madhe, por e mjaftueshme për këtë takim. Duhet ta vlerësojmë seriozisht Burrelin për të marrë tri pikët që na duhen për renditjen e klasifikimit. Kemi qenë të gjithë si staf dhe kemi parë takimin që Burreli ka luajtur në Lushnjë. Shpresojmë që të kemi një ndeshje shumë të bukur, jo vetëm me rezultatin, por edhe me mënyrën e të luajturit”, përfundon Memushi.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"