Trajneri i ri i Kombëtares, dhuratë për festat e fundvitit. Ja cili është më pranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2022 | 23:57

Trajneri i ri i Kombëtares, dhuratë për festat e fundvitit. Ja cili është më pranë

Jemi në ditët e fundit të vitit dhe shumë tifozë të ekipit kombëtar presin në njëfarë mënyre në formë dhurate edhe zyrtarizimin e trajnerit të ri që do të udhëheqë kuqezinjtë në kualifikueset e radhës, të cilat do të nisin në muajin mars.

kombetarja-ne-gjermani

Në prononcimet e fundit, kreu i FSHF-së është shprehur se janari do ta gjejë Shqipërinë me një trajner të ri, çka pritet të shihet. Ashtu siç ka shkruar gazeta prej më shumë se një muaji, kandidati potencial për të ardhur në krye është Esteban Kambiaso, çka ka vizituar dhe darkuar në Tiranë pak kohë më parë. Argjentinasit pritet që t’i plotësohen kushtet dhe të fillojë nga puna në Shqipëri.

Ish-lojtari i Interit dhe Real Madridit nuk ka një eksperiencë të madhe në drejtim, teksa vetëm për një periudhë 3- mujore ka qenë ndihmës trajner i Pekerman te kombëtarja e Kolumbisë, vetëm për Botërorin e vitit 2018 në Rusi.

Kështu, një zyrtarizim i tillë, do të quhej edhe një eksperiment me ekipin kombëtar, që në fund të kompeticioneve do të shihet si ka rezultuar, mirë apo keq. Por në ditët e fundit në skenë ka dalë edhe kolumbiani Reinaldo Rueda. Presim!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"