Trajneri i Laçit bëhet gati për lamtumirën pas humbjes: Do flas me drejtuesit, paratë dhe kontrata nuk janë problem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2022 | 20:18

Trajneri i Laçit bëhet gati për lamtumirën pas humbjes: Do flas me drejtuesit, paratë dhe kontrata nuk janë problem

Dejan Vukiçeviç bëhet gati për lamtumirën nga Laçi. Humbja në minutat e fundit ndaj Erzenit duket se ka shtyrë malazezin të mendojë edhe largimin nga drejtuesit për mungesë rezultatesh, siç e pranoi ai për “Oversport” pas sfidës.

vukicevic

“Nuk di të them nëse mund të jetë rezultat i drejtë. E kishim këtë pikë dhe pastaj pësuam gol në minutën e 95-të. Është hera e katërt që humbim 1-0 dhe mendoj se jemi ekipi i vetëm në botë kështu, 2 herë me një penallti. Nuk mund të ndryshojmë asgjë, kemi humbur, uroj ekipin kundërshtar që po shkojnë mirë. Ne nuk kemi luajtur siç donim, kemi shumë probleme në ekip me shumë lojtarë me dëmtime apo që vinin pas dëmtimesh. Po ta shihni, humbjet kanë ardhur në pjesën e dytë. Ky pushim mund të na ndihmojë në këto dy javë për të rikuperuar lojtarët.

Është normale që pas një serie të keqe, do të flas me presidentin, Ne kemi një komunikim të mirë,. do të flasim dhe marrim një zgjidhje për të mirën e ekipit. Për mua nuk ka probleme, miqësia mbetet gjithmonë, por është puna dhe roli i trajnerit i tillë. Do të flasim dhe të vendosim çfarë është më e mira për ekipin që të përmirësohet dhe të kthehet të fitojë.

Kemi shumë probleme, është e vërtetë, që nga fillimi. Kemi ndryshuar thuajse gjithë ekipin, pas Europës kanë ardhur lojtarë pas një periudhe pushimi të gjatë, u duhet kohë për të gjetur ritmin. Por nuk kemi kohë për të pritur, me gjendje jo në maksimum është e vështirë të konkurrosh. Kur nuk je mirë, nuk mund të luash mirë.

Nuk kam probleme, e kuptoj shumë mirë këtë profesion, largimi është pjesë e punës nëse fiton e  humb. E di që motivimi im do të jetë gjithmonë por nuk varet nga unë, por nga klubi. Do të flasim çfarë është më e mira. Nuk do të flasim për kontratë e para, nuk do të jetë probleme kurrë, do të bëjmë çfarë është më e mira për ekipin, çfarë zgjidhje të gjejmë, asgjë më shumë”, tha Vukiçeviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"