Trajneri i Korabit besimplotë: Shlyejmë gabimin kundër Maliqit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2022 | 14:17

Trajneri i Korabit besimplotë: Shlyejmë gabimin kundër Maliqit!

Korabi llogarit vetëm fitoren me Maliqin. E pret në shtëpi dhe trepikëshi as që diskutohet, pa përmendur faktin që kundërshtari ka dy javë që ka rënë nga kategoria. Trajneri Donald Mëziu për “Panorama Sport” në prag të kësaj sfide thotë:

Donald Meziu

“Skuadra në këtë periudhë ka dhënë sinjale pozitive. Kemi thyer ‘mallkimin’ e transfertave, ndërkohë që në seancat stërvitore është rikthyer gjallëria.

Futbollistët e kanë kaluar ngërçin psikologjik dhe kur kanë mbetur ende edhe 180 minuta nga mbyllja e kampionatit, llogaritë i bëjnë vetëm me maksimumin e pikëve.

Në këtë sezon, dibranët numërojnë po aq humbje sa dhe vendi i parë i klasifikimit dhe më pak se vendi i dytë dhe një diferencë kaq e madhe pikësh me këto dy vende të duket e pabesueshme.

Ndaj Maliqit kemi vetëm një objektiv, fitoren. Do të luajmë para publikut tonë dhe do të shlyejmë atë gabim të pafalshëm që bëmë në fazën e parë përballë maliqarëve”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"