Trajneri i Interit elozhe mesfushorit të Kombëtares. Inzagi: Me fat që kam një lojtar si Asllani, bëri ndeshje të shkëlqyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 14:29

Trajneri i Interit elozhe mesfushorit të Kombëtares. Inzagi: Me fat që kam një lojtar si Asllani, bëri ndeshje të shkëlqyer

Interi fitoi 1-0 në transfertë ndaj Fiorentinës në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Seria A. Ndeshja u vendos me një goditje me kokë në pjesën e parë të Lautaro Martinez.  Pas ndeshjes trajneri i Interit, Simone Inzagi, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrën, kryesisht me Kristjan Asllanin.

Kristjan-Asllani-Simone-Inzaghi

Inzagi pohoi se është me fat që ka një lojtar si elbasanasi i Kombëtares shqiptare. Ja prononcimi i trajnerit të Interit:

“Pas 1-0 patëm shumë raste. Mund të kishim bërë më mirë dhe në pjesën e dytë krijuam shumë kundërsulme ku zakonisht jepnim më shumë cilësi. Nuk mund t’u them asgjë këtyre djemve, sepse ne kemi bërë mirë deri më tani. E dimë që të gjitha garat janë të vështira, përfshirë edhe atë të mbrëmjes. Le të mendojmë nga ndeshja në ndeshje sepse është një periudhë e rëndësishme dhe intensive.

Skuadra ka dhënë shumë dhe tani do të ketë dy ditë pushim sepse e meritojnë. E dinim që Firence ishte një ndalesë e rëndësishme për ne. Asllani bëri mirë sot. Është fat për një trajner që ka një lojtar të tillë që ka bërë një ndeshje të shkëlqyer. Jam i lumtur që ai asistoi për golin e Lautaros. Me Juventusin do të jetë një ndeshje mes dy skuadrave që po bëjnë një ecuri të shkëlqyer. Ne përballemi me një skuadër që po ecën shumë mirë dhe për këtë arsye duhet të përgatitemi siç bëmë në ndeshjen e parë. Tani luajmë në shtëpi me tifozët tanë që janë shumë të rëndësishëm për ne. ”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"