Trajneri i Bjellorusisë ʺshfrynʺ pas ndeshjes: Shqipëria nuk e meritonte fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 14:59

Trajneri i Bjellorusisë ʺshfrynʺ pas ndeshjes: Shqipëria nuk e meritonte fitoren

Pas disfatës në ʺAIR Albaniaʺ Stadium nga Shqipëria me rezultatin 3-2, trajneri i kombëtares së Bjellorusisë, Mikail Markel është shprehur se kjo sfidë nuk do të përfundonte kështu pasi ishte një humbje e pamerituar:

markel

“Fatkeqësisht ne dështuam që të arrijmë objektivin tonë, por jeta vazhdon. Ne luajtëm nje gjysmë pjese shumë të mirë. Në fillim pësuam dy gola dhe pas kësaj ekipi filloi që të luante ashtu siç i thashë përpara ndeshjes. Kjo po ndodh me ne, nuk luajmë në mënyrën që duhet. Ky është problemi më i madh. E vështirë që të flas pas kësaj humbje me Shqipërinë dhe mendoj se ishte e pamerituar. Djemtë luftuan dhe nderuan vendin e tyre. Ndoshta për momentin kjo është gjëja të më e rëndësishme”, përfundon tekniku i Bjellorusisë, Markel.

Kombëtarja bjelloruse nuk mundi dot të ruante kreun e grupit të 4 të Ligës C, ku me fitoren e djeshme Kombëtarja shqiptare i kaloi me 1 pikë më shumë, dhe kuqezinjtë fituan grupin dhe mundësinë për tu ngjitur në Ligën B të Ligës së Kombeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"