Trajneri i Besës bën një apel për arbitrat: “Mos u bëni vegla”,

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2021 | 11:18

Trajneri i Besës bën një apel për arbitrat: “Mos u bëni vegla”,

Besës nuk i del inati me gjykimin. Nuk e kanë vetëm me humbjen e fundit, pasi janë bërë disa episode në këtë kampionat. Është vetë Dorjan Bubeqi që na radhit rastet kur pretendon se janë penalizuar.

Bubeqi

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri e quan dashakeqësi këtë që po ndodh me arbitrat. “Besa historikisht ka mbështetur lojën teknike e me pasime. Futbollistët që luajnë në Kavajë, trajnohen që të aplikojnë këtë stil dhe jo atë të luftës ‘trup më trup’. Pothuajse në të gjitha takimet që kemi zhvilluar deri tani, veçanërisht ato jashtë, nuk na kanë lejuar të luajmë. Thënë më qartë, s’janë zhvilluar mesatarisht as 20 minuta lojë efektive. Ndërhyrjet e shpeshta e të ashpra ndaj nesh janë kaluar sikur të ishte diçka normale.

Ne na dënojnë Hysenin me 4 javë për të njëjtin faull, ndërsa te të tjerët ndoshta me 2. Futbollistët shpesh më tregojnë se kur ata protestojnë për ndonjë ndërhyrje brutale, marrin si presion këtë fjali nga gjyqtarët: ‘Po vazhdove, do të të ndëshkoj me karton’. Nëse e bëjnë kundërshtarët, mund të shtrihen gjysmë ore në tokë, mund të largojnë topat jashtë, mund të shtyjnë, tërheqin e grisin fanellat… Në këto kushte, nuk mundet që lojtarët e mi të jenë vetvetja. Nuk mund t’i fajësosh kur luajmë nën këtë presion e këto kushte.

Nuk është vetëm ndeshja me Erzenin, pasi ka nisur me Apoloninë kur na u mohua një 11-metërsh i pastër. Vijoi kjo padrejtësi edhe në Pukë apo dy penallti ndaj Maliqit. Këto nuk janë pretendime, por të faktuara me moviolë. Ne nuk jemi Barcelona të bëjmë 10 gola, por nëse do ishte mbajtur drejtësi, këto penallti përkthehen në pikë. I vetmi ‘faj’ i lojtarëve të mi është se luajnë futboll larg dhunës, presionit e dallavereve”, tha fillimisht tekniku.

APELI – Ky reagim i Bubeqit vjen pas “xingut” që pati anësori me kryesorin në ndeshjen e fundit. Për këtë motiv, ai jep edhe një apel për FSHF-në. “Respektoni rregulloret, mos u bëni vegla të

FERIZ FERIZAJ=PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"