Tradita vazhdon/ Kurbinasit si fabrikë goleadorësh, Laçi ka gjetur bomberin… Sobouale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2023 | 10:00

Tradita vazhdon/ Kurbinasit si fabrikë goleadorësh, Laçi ka gjetur bomberin… Sobouale

Laçi në sezonin e shkuar nuk arriti të kualifikohej në Kupat e Europës dhe kjo ishte një goditje sa i përket aspektit financiar, pasi nuk arritën të siguroheshin të ardhurat e nevojshme për një merkato premtuese. Megjithatë, me aq sa i ndodheshin, Laçi duket se ka arritur t’i befasojë të gjithë dhe të sigurojë lojtarë, që në këto javë të para kanë arritur të tregojnë një nivel të lartë dhe të dëshmojnë se nuk janë “kafshatë e lehtë” për askënd.

laci

Mes talenteve dhe zbulimeve, ndoshta blerja më e goditur e verës për kurbinasit është Ronald Sobouale. Sulmuesi në sezonin e shkuar ishte pjesë e Malishevës, ku shkëlqeu dhe ishte një nga më të mirët në Kosovë.

Ai kërkohej nga disa skuadra të Superiores, por ishte Laçi që u tregua më i shkathët dhe i zgjuar e arriti të firmosë që në fillimin e merkatos. Në një moment si ky, kur sulmuesit e nivelit të lartë janë me pikatore, të kesh një të tillë është si një thesar.

Por në të vërtetë, te Laçi, Sobouale është thjesht “bomberi” i radhës. Kurbinasit janë mësuar gjithnjë që të kenë në organikë “pyka” të klasit të lartë. Para pak vitesh me kurbinasit luante Nuabueze, teksa më pas erdhi Guindo nga Bylisi dhe shkëlqeu gjithashtu.

Tashmë stafetën e ka marrë Sobouale, i cili ka treguar se mund të bëjë një repart më vete. Në 7 ndeshje me kurbinasit, sulmuesi anglez ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 1 asist. Ai ishte protagonist absolut në triumfin ndaj Tiranës, ku dhuroi një nga asistet dhe shënoi një gol. Me të në skuadër, Josa fle i qetë për sulmin.

FORMACIONI – Kurbinasit pou japin fund përgatitjeve për ndeshjen e së dielës ndaj Skënderbeut në Laç në orën 14:00. Trajneri Josa është njohur akoma më shumë me skuadrën dhe tashmë di më shumë rreth specifikave të lojtarëve dhe mund të marrë më shumë nga aftësitë e tyre.

Sa ipërket formacionit, fituesit nuk ndërrohen. Kurbinasit pritet të luajnë me të njëjtin formacion ndaj Skënderbeut, që kërkon ta mundë për të nisur një seri fitoresh dhe për t’u konfirmuar mes pretendentëve për katër vendet e para, që të çojnë në vallen e fundit për titullin kampion.

Josa pritet ta rreshtojë ekipin me skemën 4-2-3-1, me Soboualen, që do të mbështetet nga treshja Tresa, Ujka dhe Melo në ofensivë.

8787

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"