Totenhemi humbi nga Junajtid, Murinjo: Po flinim gjumë, por nuk është momenti të qajmë për gabimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 9:52

Totenhemi humbi nga Junajtid, Murinjo: Po flinim gjumë, por nuk është momenti të qajmë për gabimet

Fajëson gabimet e Totenhemit për humbjen e parë në stol. Zhoze Murinjo thotë se lojtarët e tij ishin duke fjetur në rivënien anësore që solli golin e dytë të Rashfordit.

murinjo

“E nisëm pjesën e dytë me një gol që është e pamundur ta pësosh. Nuk ishim vigjilentë, po flinim gjatë rivënies dhe i lejuam Rashfordit të sulmojë. Kur ai luan në të majtë, është shumë i rrezikshëm. Po hyri në zonë, nuk ke çfarë t’i bësh. I kisha paralajmëruar lojtarët për këtë. Duhet të vazhdojmë të shohim përpara. Bëmë gabime, por nuk është mirë të qajmë për to tani. Kemi një ndeshje të vështirë të shtunën (kundër Bërnlejt në shtëpi)”, ishin fjalët e teknikut të Totenhemit, i cili i komentoi kështu duartrokitjet e tifozëve të Junajtidit kur shkeli në fushë:

Murinjo 5

“Ishte një pritje e bukur, e sjellshme dhe ajo që prisja”. Pastaj elozhet për Dele Alin e rilindur nën drejtimin e tij: “Dele luajti mirë. Provoi gjithçka, edhe në pjesën e dytë kur ishte më e vështirë dhe ata ishin më kompaktë”. Dembel – Për të fituar trofe, Zhoze Murinjo është njeriu i duhur. Por për të bërë punët e shtëpisë, më mirë t’i drejtohesh tjetërkujt. Gjatë një pyetjeje të gazetarëve në konferencë, portugezi pranoi se ai nuk di të bëjë thuajse asgjë në shtëpi dhe për këtë arsye gjatë periudhës së tij 2.5- vjeçare te Mançester Junajtid ai jetoi gjithnjë në hotel “Lowry”:

murinjo

“Do të më duhej të pastroja dhe nuk dua ta bëj, të hekurosja dhe nuk di ta bëj. Do të më duhej të gatuaja dhe e vetmja gjë që unë di të gatuaj janë vezët dhe salsiçet. Do të isha shumë i palumtur. Unë jetova në një apartament të shkëlqyer. Nuk ishte një dhomë. Ishte i gjithi imi. Kisha gjithçka atje: TV, librat, kompjuterin. Ishte një apartament me telefon. ‘Më sillni kafe late, ju lutem’ apo ‘Nuk dua të zbres poshtë për të ngrënë darkë, ma sillni lart’. Kur shikoja ndeshjet apo punoja me një nga asistentët e mi, porosisja ushqim. Kisha gjithçka. Nëse do të isha i vetëm në një apartament, do të ishte shumë më e vështirë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"