“Totalisht të mërzitur, e kishim detyrë shtëpie fitoren”, Memushi pas barazimit: Flamurtari është ndërtuar të përballojë këdo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 16:47

“Totalisht të mërzitur, e kishim detyrë shtëpie fitoren”, Memushi pas barazimit: Flamurtari është ndërtuar të përballojë këdo

Eqerem Memushi, trajneri i Flamurtarit, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas barazimit pa gola përballë Apolonisë në duelin e sotëm. Ai theksoi se ekipi duhej të fitonte të paktën në fushën e vet këto ndeshje ndaj rivalëve direkt, që të mësohej me fitoret.

bandicam 2024-03-31 16-15-50-509

“Flamurtari e ka detyre shtëpie fitoren në fushën e tij, jemi të mërzitur, totalisht të mërzitur. Megjithatë, dua të falënderoj skuadrën për shpirtin.

I kërkuam skuadrës para këtij takimi që të nxjerrë gjendjen e saj më të mirë se kemi konkurrent direkt që mund të përplasemi në play-off. Mendoj se skuadra në pjesën e madhe ka luajtur shumë mirë, kemi krijuar raste të pastra në pjesën e parë që mund të shihnim takim tjetër. Pa hequr meritën e kundërshtarit, në futboll është ligji i pashkruar që po nuk shënove do pësosh dhe ne jemi rrezikuar seriozisht në dy episode.

Kemi 6 lojtarë të dëmtuar, Batha dhe Pjeshka ishin në fazë rikuperimi dhe mendoj se aq minuta mund të mbanin në këmbë. Po ta shohësh skuadrës, janë pjesa më e shëndoshë e skuadrës e dëmtuar. Nuk është justifikim, sepse skuadra është përbërë nga 25 futbollistë dhe secili duhet të japë kontributin maksimal për të arritur objektivin. Nuk i shoh ndeshjet si test për play-off se nëse nuk mësohemi me fitoren, do të kemi shumë probleme. Kjo është shumë e rëndësishme.

Padiskutim se si është ndërtuar skuadra e Flamurtarit, është ndërtuar të përballojë çdo gjë, edhe atë nga Superiorja, që kushdo të jetë.

Derisa kategoria nga tjetra ka diferenca, dihen ato. Por janë ndeshje që një takim luhet dhe varet si qëllon dita për të dy skuadrat”, tha Memushi për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"