Tomori “i plagosur”, mungojë dy mesfushorë. Kapiteni Çaço: I kemi alternativat për Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 18:04

Tomori “i plagosur”, mungojë dy mesfushorë. Kapiteni Çaço: I kemi alternativat për Elbasanin

Ndeshja me Besën ka lënë jo pak pasoja për Tomorin. Si të mos mjaftonte vetëm disfata në fushë, beratasit kanë humbur edhe dy titullarë, Ndreaj dhe Deliu, për sfidën e radhës. Të dy do të mungojnë për shkak të kartonëve që kanë marrë.

Caco 8

Kjo e ka përkeqësuar situatën para ndeshjes ndaj Elbasanit në shtëpi. Të provuar nga shërbimi i dy mesfushorëve, stafi teknik po punon për zëvendësimin e tyre dhe për strategjinë që ekipi të kthehet te fitorja. Kapiteni Ervis Çaço, për “Panorama Sport”, ka shprehur besimin që i rrethon të gjithë futbollistët, si dhe stafin teknik.

KAPITENI – “Fatkeqësisht në ndeshjen e radhës nuk do të jemi të plotë. Dihen vlerat e dy mesfushorëve titullarë, si Ndreaj dhe Deliu, pasi të dy japin një kontribut të madh në lojën e skuadrës sonë, si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë të mbrojtjes. Por për fat të mirë, në ekip të gjitha rolet janë të dubluara. Kjo e bën edhe më të thjeshtë gjetjen e alternativave zëvendësuese. Trajneri Ziu po punon që ndaj Elbasanit të mos ndihen dy mungesat.

Duhet thënë se dy futbollistët po japin ndihmesën e tyre për zëvendësuesit gjatë procesit stërvitor. Të gjithë ata që do të zbresin në fushë ditën e shtunë, por edhe pjesa e gatshme nga stoli, do të japin gjithçka për të marrë atë që duam. Këtu jemi si një familje, ku të gjithë ndihemi të vlefshëm dhe të barabartë. Nuk ka rëndësi nëse e nisim nga minuta e parë, apo nga pankina. Rëndësi ka të shpëtojmë Tomori”, u shpreh kapiteni i Tomorit, Ervis Çaço.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"