Toma: Hera e parë që shënoj 3 gola, Burreli për Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2020 | 21:34

Toma: Hera e parë që shënoj 3 gola, Burreli për Superiore

Heroi i fitores së Burrelit , Donati Toma, pas suksesit me Korabin, për “Panorama Sport” deklaroi:bandicam 2020-12-09 14-44-16-016

Ndihem shumë i kënaqur. Ishte një ndeshje që e kishim vlerësuar. Ndoqëm këshillat e trajnerit dhe të gjithë dhamë maksimumin duke luajtur me shpirt për një qëllim të vetëm, fitoren. Nuk ka shumë rëndësi kush i bëri golat, por fitorja. Kjo është hera ime e parë që shënoj tre gola në një ndeshje, si profesionist.

Jam i bindur se me këtë grup do të arrijmë objektivin madhor që ka Burreli, Superioren. Këtu askush nuk luan për veten e tij. Bashkëpunimi në grup e bën ekipin të fortë dhe të pathyeshëm. Nuk ka lojë individuale, të gjithë luajnë për Burrelin. Këtë e kemi treguar që nga fillimi i kampionatit, duke korrur suksese. Stafi teknik është shumë bashkëpunues, ashtu si dhe klubi. Harmoni që përcillet edhe brenda skuadrës. Unë jam i lumtur që po kontribuoj për Burrelin dhe do ta bëj me shpirt e zemër deri sa të jem pjesë e tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"