Tolerimet, Komisioni i Etikës pezullon për gjashtë muaj Ilion Likën dhe dy të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2015 | 12:20

Tolerimet, Komisioni i Etikës pezullon për gjashtë muaj Ilion Likën dhe dy të tjerë

Ilion-Lika-te-FlamurtariKomisioni i Etikës  ka dënuar sot portierin e Flamurtarit, Ilion Likën për tolerim të dy ndeshjeve të kampiontit shqiptar, konkretisht ndaj Partizanit dhe ndaj Kukësit.

Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Etikës në lidhje me ndeshjen ndaj Partizanit e cila përfundoi 2-1 në favor të të kuqve dhe ku kryeqytetasit përmbysën rezultatin në pjesën e dytë të takimit.

Prej kohësh përflitej se ka pasur një tolerim nga ana e Flamurtarit në atë takim dhe sot Etika ka dënuar futbollstin. Ndeshja tjetër ku Etika dyshon se ka pasur tolerim nga Ilion Lika është sfida ndaj Kukësit e luajtur në stadiumin “Zeqir Ymeri e cila ka përfunduar me rezultatin 4-0 për kuksianët. Ajo që bën çudi në këtë dënim është se Ilion Lika nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjen ndaj Partizanit dhe në vendin e tij ka qenë portieri i dytë i vlonjatëve, Xhelilaj.

Përveç portierit Ilion Lika, Etika ka dënuar edhe dy futbollistë të tjerë, konkretisht të riun e Partizanit, Arben  Muskaj i cili akuzohet se ka toleruar në ndeshjen e Kupës ndaj Laçit e cila përfundoi 3-0 për kurbinasit dhe futbollistin e Elbasanit, Ganiol Kaçuli i cili gjithashtu dyshohet se ka toleruar në ndeshjen e kampionatit ndaj Partizanit.

Ndeshjet e dyshuara për tolerim nga Ilion Lika

Partizani-Flamurtari 2-1
Golat: Rrahmani 57’, Raçiç 78’ / Telushi 21’
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Cuculi, Rrahmani, Batha, Trashi, Vila, Nexhipi (Raçiç 55’), Mazrekaj (Daja 73’), Fazlliu (Vatnikaj 90’). (Në dispozicion: Xhika, Ibrahimi, Vrapi, Shabani). Trajner: Shpëtim Duro
Flamurtari: Xhelili, Veliu, Kuqi, Idrizi (Urdinov 58’), Arbri, Telushi, Lena (Tomiç 76’), Vucaj (Kruja 66’), Nikoliç, Hoxha, Buval. (Në dispozicion: Lika, Maxhuni, Shehaj, Abilaliaj). Trajner: Erenestino Ramela
Gjyqtarë: L.Alla, D.Korreshi, O.Grabova (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Trashi 43’, Batha 78’ / Hoxha 54’, Buval 70’
Kartonë të kuq: Arbri 79’
Vëzhgues: Hiqmet Kuka (Tiranë)
Delegat: Besnik Çela (Tiranë)

Kukësi – Flamurtari 4-0
Golat:
Dushku 49′ Pejiç 52′ 71′ Hysa 77′
Formacionet:
KUKËSI: Halili, Smajli, Shameti, E.Dushku (Hasani 55′), Hallaçi, Musolli, Xheferson (Hysa 62′), Pit (Dosti 78′), Y.Hoxha, Zeqiri, Pejiç. (në dispozicion: Koci, R.Dushku, Rikardo, Mici). Trajner: Artim Shaqiri
FLAMURTARI: Lika, Kuqi, Duda, Zeqaj (Gjinaj 62′), Urdinov, Maxhuni, Llambro, Shehaj, Vucaj (Aliaj 89′), Kruja (Qejvani 87′), Buval. (në dispozicion: Xhelilaj, A.Hoxha, Nikoliç, Idrizi). Trajner: Ernestino Ramela
Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Shkëlzen Ziri, Klodian Shihani
Delegat: Besnik Çela
Vëshgues: Fatmir Tare

Arjan Pisha dhe Osmani gjithashtu të dënuar për trukime
Ilion Lika nuk është futbollisti i parë këtë sezo pasi më 11 shkurt për të njëjtën akuzë, Etika ka dënuar edhe dy futbollistët, Arjan Pisha i Elbasanit dhe Alfred Osmani i Teutës. Pisha, sipas Komisionit të Etikës, është komplotuesi i tre përballjeve, atë kundër Teutës, në shtator të vitit të kaluar dhe kundër Skënderbeut e Kukësit të zhvilluara gjatë këtij viti kalendarik. Për këtë futbollist është depozituar edhe një kallëzim penal në Prokurori. Ndërkohë, është rezervuar një veprim i tillë për Osmanin i cili akuzohet se toleroi ndaj Flamurtarit në Vlorë ndeshja e cila përfundoi 2-1 për vlonjatët.

Ja vendimi i sotëm
Komisioni i Etikes prane Federates Shqiptare te Futbollit, i mbledhur sot me date 21 Prill 2015 pasi u njoh nga materialet e paraqitura nga Sekretariati Teknik dhe pasi diskutoi ceshtjet ne teresi arriti ne perfundim:

1.Lojtari i KF “Partizani”, Arben Muskaj, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjes KF “Laci “- FK “Partizani” te dates 18.02.2015,ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 68/1 te KDS.
2.Lojtari i KF “Flamurtari”, Ilion Lika, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjeve FK “Partizani” – KS “Flamurtari” te dates 04.03.2015 dhe KS “Kukesi “- KS “Flamurtari” te  dates 16.03.2015, ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 68/1 te KDS.
3.Lojtari i KF “Elbasani”, Ganiol Kaculi, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjes FK “Partizani “- KF “Elbasani” te dates 16.03.2015,ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 68/1 te KDS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"