Tjetër gol në kampionat, Bakaj triumfon në “derbin” ndaj Enis Gavazajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2019 | 20:14

Tjetër gol në kampionat, Bakaj triumfon në “derbin” ndaj Enis Gavazajt

Elis Bakaj është abonuar me golin në Bjellorusi. 31-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Dinamos së Minskut. Ky ishte goli i tretë për shqiptarin në 8 javët e para të kampionatit, teksa Shaktjor Soligorsku triumfoi me rezultatin e pastër 3-0, duke u ngjitur në krye me 18 pikë, po aq sa Bate dhe Isloç Minsk.

bakaj

Bakaj shënoi në minutën e 74-t duke ngritur rezultatin në 2-0, ndërkohë në minutën e 82-të vendasit shënuan edhe golin e tretë.

Në përballjen e sotme, në radhët e Dinamos së Minskut u aktivizua edhe futbollisti tjetër shqiptar Enis Gavazaj. Ishi i Skënderbeut e nisi takimin nga stoli, duke u hedhur në fushë në minutën e 72-të, por pa arritur të lërë gjurmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"