Tjetër dëmtim për Ajetin, mbrojtësi në pikëpyetje në sfidën me Bolonjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2016 | 18:06

Tjetër dëmtim për Ajetin, mbrojtësi në pikëpyetje në sfidën me Bolonjën

Arlind Ajeti dëmtohet sërish me skuadrën e tij të Torinos në Serinë A.

Ajeti dhe Moreti ne stervitje

Ajeti dhe Moreti ne stervitje

Mbrojtësi kuqezi pati vështirësi në stërvitjen e zhvilluar sot në mëngjes me ekipin dhe sipas mediave italiane, qëndrimi i tij larg fushës së blertë mund të zgjasë disa ditë.

“Një tjetër telash për Mihajloviçin. Në stërvitjen e mëngjesit në Sisport u dëmtua Arlind Ajeti, i cili shfaqi dhimbje në muskulin e kofshës së djathtë. Në ditët në vijim mbrojtësi shqiptar do t’i nënshtrohet analizave për të kuptuar shkallën e dëmtimit”,-shkruan “Raiport”.

Ajeti humbi një ditë më parë ndeshjen e parë në Serinë A ndaj Milanit në “San Siro”. Si pasojë e një dëmtimi të mëparshëm në një ndeshje miqësore, Ajeti nuk ishte as në stol i gatshëm për trajnerin Mihajloviç.

Ndeshja e dytë e Torinos në Serinë A është ndaj Bolojës, por përgjigja për dëmtimin e Ajetit pritet të vijë pas disa ditësh duke ngritir pikëpyetje nëse mbrojtësi kuqezi do të luajë apo jo takimin e ardhshëm më datë 28 gusht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"