“Tiranën e ka ndjekur fati i keq”, Ardian Mema: Lojtarët i kam me vete. Halili nuk më ka kërkuar dorëheqjen, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 19:56

“Tiranën e ka ndjekur fati i keq”, Ardian Mema: Lojtarët i kam me vete. Halili nuk më ka kërkuar dorëheqjen, por…

Ardian Mema mesa duket e ka besimin e presidentit Refik Halili, dhe do të vazhdojë të jetë në krye të Tiranës.

ardian memaa

Ditën e sotme, pas mbledhjes së zhvilluar të Halilit bashkë me ekipin, ishte Ardian Mema që foli për mediat, ku deklaroi se pret që në javët në vijim, ekipi të rikthehet te fitoret e të shkojë sërish në vendin e parë.

Mema u shpreh se lojtarët dhe grupin e ka pas vetes, por thekson se kohët e fundit, Tiranën e ka ndjekur fati i keq, ndërsa pret që lojtarët me eksperiencë të japin më shumë siguri gjatë ndeshjeve.

“Tirana është një klub që ka shumë presion. Ne na ka ndëshkuar disi fati. Kemi luajtur mirë, dhe për këtë më vjen keq. Dorëheqje? Askush nuk më ka kërkuar dorëheqje, por njeriu ka edhe përgjegjshmëritë e veta. Është tepër herët për të folur për një dorëheqje, do shikojmë rezultatet në javët në vazhdim. Mendoj se grupin dhe lojtarët i kam pas vetes. Nuk është se kam ndëshkuar dikë dhe ta denigroj. Me lojtarët kam qenë i drejtë. Presidenti Halili erdhi dhe na foli për kthimin e rezultateve. Kjo do na bëjë mirë të gjithëve. Tirana ka luajtur shumë mirë futboll. Mendoj se ka luajtur më mirë se gjithë ekipet e Superiores. Na ka ndjekur pak fati i keq. Thjesht, na duhet më shumë siguri në ndeshjet e radhës. Duhej të kishim 15-16 pikë, e të ishim në vend të parë. Me zor pres tani të kthehem në vendin e parë. Ky është objektivi im për momentin.” – deklaroi trajneri Mema.

INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NESËR NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"