Tirana zhgënjen sërish, Laçi i jep “leksion” në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2019 | 14:54

Tirana zhgënjen sërish, Laçi i jep “leksion” në miqësore

Laçi ka mposhtur Tiranën me rezultatin 2-0 në testin miqësor të zhvilluar në kompleksin “Skënder Halili”. Golat e Xhixhës dhe Mersinajt i siguruan fitoren skuadrës së trajnerit Prenga që në pjesën e parë të sfidës. Të dy teknikët hodhën në fushën e lojës formacionet më të mira në dispozicion.

49820760_2337047896329275_8646043125631942656_n (1)

Në radhët e kurbinasve spikati aktivizimi it ë riut Çokaj si titullar. Kujtojmë që ky i fundit iu bashkua bardhezinjve në formë huazimi nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

 

50160268_616697898765406_5522449200937172992_n

Ndryshe nga pjesa e parë kur rritmi ishte i kënaqshëm, në të dytën, zëvendësimet e shumta ndikuan në tempin e lojës, teksa skuadra kurbinase arriti të menaxhonte rezultatin.

Nuk mungoi as tensioni në këtë sfidë, ku disa minuta nga fundi i pjesës së parë, Ngo goditi me bërryl Sefgjinin. Por ky moment u kalua me një karton të verdhë dhe loja rifilloi normalisht.

FT: Tirana-Laçi 0-2
Xhixha 6′, J.Mersinaj 19′

Tirana: Lika, Muça, Hasani, Imami, Kërçiku, Hoxhallari, Halili, Karabeci, Daja, Greca, Ngo. Trajner: A.Mema

Laçi: Selmani, Gjoni, Sefgjini, J. Mersinaj, Fangaj, Eller, Lushkja, Jonuzi, Xhixha, Çokaj, Berisha. Trajner: B.Prenga

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"