Tirana përmbys Elbasanin, Vllaznia dhe Flamurtari ndahen në “paqe”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2015 | 13:57

Tirana përmbys Elbasanin, Vllaznia dhe Flamurtari ndahen në “paqe”

elbasaniELBASANI – TIRANA 1-3
GOLAT:
Jaupi 05’/ Hyshmeri 38′ Bushiç 74′ Bakaj 83′
Formacionet
ELBASANI:
Ruçi, Dosti, Gjorga, Jaupi, Musta, Hila, Gava, Lleshi, Toci, Lamcja, Luta; Trajner: Muharrem Dosti
TIRANA: E.Bakaj, Taku, Muça, Pashaji, Kalari, Hyshmeri, Malaj, Kërçiku, Kahata, Bakaj, Ndikumana; Trajner: Gugash Magani
GJYQTAR: Kreshnik Cjapi
DELEGAT:
Petrit Brahja
VËZHGUES:
Ilirjan Kristo

Pjesa e parë Ndeshja filloi me një ritëm mjaft të lartë për të dyja ekipet. Elbasani surprizon që në minutën e 5-të me aupin. Një zbritje e shpejtë e Elbasanit që ndalet nga mbrojtësit e Tiranës në afërsi të zonës, futbollistët bardheblu ngatërohen mes tyre dhe Jaupit i del një top para këmbëve të cilin e gjuan menjëherë duke e dërguar në rrjetë dhe duke realizuar kështu një supergol nga jashtë zone. Elbasani në epërsi. Pas golit të pësuar bardheblutë fillojnë të reagojnë dhe nisin sulmet e njëpasnjëshme drejt portës verdheblu. Goli i barazimit vjen në fundin e pjesës së parë me Hyshmerin i cili  mer një pasim në afërsi të zonës dhe pasi driblon një mbrojtës verdheblu gjuan fuqishëm eme të majtën dhe shënon një gol të bukur nga distanca. Në barazim 1-1 mbyllen edhe 45 minutat e para.

Pjesa e dytë 45 minutat e dyta të kësaj sfide flasin të gjitha për Tiranën që shënon 2 gola për të përmbysur takimin. Ai që shënon golin e avantazhit është Bushiç në minutën e 74 që pasi merr një pasim nga Ndikumana shënon duke i dhën epërsinë bardhebluve. Për të vulosur fatin e këtij takimi ka menduar Elis Bakaj në minutën e 83-të që shënon pas pasimt të Bushiç. Mbyllet gjithçka 3-1 dhe të besuarit e Maganit i bashkohen kryesuesve të Skënderbeut, në kuotën e 63 pikëve me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak. Elbasani tashmë ka prerë biletën për në kategorinë e parë.

MINUTAT:

83′ GOL TIRANA  Bushic mer një pasim dhe nis aksionin në krahun e djathtë, kroati kthen topin në qendër dhe gjen të pambuluar Bakajn, ky i fundit godet dhe mposht për herë të tretë portierin Ruci
74′ GOL TIRANA
Ndikumana nos një aksion personal dhe futet brenda zonës duke dribluar mbrojtësat e Elbasanit dhe lë topin për Bushiç i cili vetëm përballë portierit nuk gabon dhe e dërgon topin në rrjetë
72′
Një top i hedhur në zonë nga krahu i majtë dhe Halili ul topin me kokë për Takun që godet menjëherë por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën
51′ 
Krosim nga e majta drejt zonës dhe Bushiç ul një top me kokë për Bakajn, ky i fundit i vetëm përbnallë portierit nuk kordinohet sic duhet dhe e dërgon topin në rivënie fundore
49′
Kalari kroson drejt zonës nga krahu i djathtë gjatë një goditje dënimi dhe Muça godet me kokë, por goditja e tij është e dobët dhe përfundon jashtë

38′ GOL TIRANA Hyshmeri mer një pasim në afërsi të zonës dhe pasi driblon një mbrojtës verdheblu gjuan fuqishëm eme të majtën dhe shënon një gol të bukur nga distanca. Barazohet ndeshja
37′
Kërcënon sërish Elbasani. pas një goditje kendi, Toçi merr një pasim të shkurtër dhe godet menjëherë në drejtim të portës nga krahu i majtë i mesfushës por topi prek traun dhe më pas përfundon jashtë 
29′
Ndikumana kontrollon topin në afërsi të zonës dhe më pas lëshon një goditje të fuqishme me të majtën por topi pritet nga Ruçi
28′
Kalari kroson një top të rresikshëm drejt zonës nga krahu i majtë dhe gjen të pambuluar në zonë Takun që godet fluturimthi por topi përfundon shumë afër me shtyllën pingile dhe del në rivënje fundore
19′
Goditje kendi për Tiranën, Bakaj kroson drejt zonës dhe Muça kërcen mbi të gjithë duke goditur me kokë por topi pritet nga portieri i Elbasanit
05′ GOL ELBASANI Një zbritje e shpejtë e Elbasanit që ndalet nga mbrojtësit e Tiranës në afërsi të zonës, futbollistët bardheblu ngatërohen mes tyre dhe Jaupit i del një top para këmbëve të cilin e gjuan menjëherë duke e dërguar në rrjetë dhe duke realizuar kështu një supergol nga jashtë zone. Elbasani në epërsi

 

VLLAZNIA – FLAMURTARI 1-1Vllaznia-Flamurtari 0-1
GOLAT:
Lika 60′ / Kruja 12′
Formacionet
VLLAZNIA:
Sherri, Gocaj, Sykaj, Marku, Baci, Tafili, Krymi, Lika, Shtubina, Çinari, Guri; Trajner Luan Zmijani
FLAMURTARI: Lika, Idrizaj, Kuqi, Zeqaj, Gjinaj, Kruja, Telushi, Lena, Bregu, Vucaj, Buval; Trajner: Erestino Ramela
GJYQTAR: Remzi Sadiku
DELEGAT: Besnik Çela
VËZHGUES: Astrit Mema

Vllaznia e Flamur tari nuk kanë ar ritur të shkojnë më shumë se në një barazim 1-1 në përballjen midis tyre. Vllaznia dje ka humbur mundësinë më të mirë për të marrë vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit. Dy gola të shënuar nga një për çdo pjesë loje, kanë qenë edhe tregues i qartë i atyre që dy ekipet kanë dhënë në dy pjesët e takimit. Dy gola që mbajnë për autorë dy shkodranët dhe po ashtu dy ish-futbollistë të ekipeve respektive. Kruja, një “ish” i Vllaznisë, dhe Lika një “ish” i Flamurtarit. Pjesa e parë ka folur për një superioritet të miqve, ndërsa e kundërta mund të thuhet për pjesën e dytë. Një barazim që vlen për miqtë, për të ruajtur vendin në të cilin ndodhen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"