Tirana në super formë, fitore bindëse në miqësoren ndaj Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2018 | 11:26

Tirana në super formë, fitore bindëse në miqësoren ndaj Flamurtarit

Pas fitores 2-0 ndaj Apolonisë, Tirana vazhdon serinë e fitoreve, ku kësaj here ka mposhtur Flamurtarin e Prishtinës me rezultatin 3-0 në takimin e zhvilluar në “Selman Stërmasi”.

37960192_2094313100824801_2211213283271114752_n

Sentamu, Kobina dhe Marvin Turtulli ishin autorët e golave për skuadrën e Ze Marias, e cila bindi drejtuesit dhe tifozët si në rezultat ashtu edhe me lojën e zhvilluar. Vlen për tu theksuar se të 3 golat u shënuan në pjesën e dytë, teksa pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura.

37943202_2094298780826233_4108970017805041664_n

Një numër i konsiderueshëm tifozësh ndoqën skuadrën e tyre në takimin miqësor. Rikthimi i bardhebluve në elitën e futbollit shqiptar, do të rris ndjeshëm nivelin e Kategorisë Superiore.

37910677_2094393877483390_4608117858382118912_o

TIRANA- FLAMURTARI I PRISHTINËS 3-0

Shënues: Sentamu 55’, Kobina 67’, Tutrulli 85’

FORMACIONET:

Tirana: Abibi, Cake, Atinga, Kërçiku, Imami, Maveje, Hasani, Greca, Kobina, Sentamu, Blazhevski. U aktivzuan: Lika, Karabeci, Turtulli, Muçi, Daja, Doka, Çelhaka, Ismailgeci, Stafa

Flamurtari i Prishtinës: Neziri, Maxhuni, Quansah, Dumani, Zeqiri, Bruci, Shabani, Krasniqi, Kabashi, Boshnjaku, Shillova.

Gjyqtarë: K. Kola, N. Bregasi, E. Potomi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"