Tirana me stol të cunguar/ Asnjëri prej tyre nuk kishte lindur kur Ilion Lika shpallej kampion për herë të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 21:10

Tirana me stol të cunguar/ Asnjëri prej tyre nuk kishte lindur kur Ilion Lika shpallej kampion për herë të parë

Tirana me kontigjent të cunguar në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Egnatias. Për shkak të dënimeve nga Komisioni i Disiplinës, bardheblutë nuk kanë në stol asnjë ekip nga ekipi i parë, teksa të gjithë futbollistët e pranishëm në pankinë janë nga ekipi i të rinjve.  

tir-13

Interesant është fakti se rezerva më moshën më të madhe të bardheblutë është Serxhio Tafa i datëlindjes 2003 (20-vjeç), ndërkohë që pjesa tjetër janë datëlindja 2004 dhe 2005. 

Handikap i theksuar moshe me portierin Ilion Lika, që është plot 43-vjeç. Kur gardiani i bardhebluve shpallej kampion për herë të parë me Dinamon në vitin 2001, asnjë nga rezervat e Tiranës nuk kishte lindur.  

WhatsApp Image 2023-06-01 at 6.40.31 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"