Tirana me një mori mungesash në derbi, trajneri Ahmataj do pikët e plota ndaj ish-ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2023 | 20:40

Tirana me një mori mungesash në derbi, trajneri Ahmataj do pikët e plota ndaj ish-ekipit

Për derbin me Dinamon, Julian Ahmataj pritet të aktivizojë në portë Kozin dhe djathtas Dokën që nisi dje stërvitjen pas “dëmtimit”. Hoxhallari në qendër së bashku me Hilën ose Micin dhe Përgjoni majtas.

tirannnn

Në mesfushë treshja DeliuJonuzi e Lushkja, por me Tolën që bëri superparaqitje në fushë. Rebusi është i sulmit. Hasani dhe Kaina janë titullarë dhe sërish një prej dyshes Abazaj-Latifi do të luajë për një fanellë titullari.

Me një mori mungesash, përveç të rinjve, në stol Ahmataj do të ketë Likën, njërin prej Micit ose Hilës dhe njërin prej Abazajt dhe Latifit. Alternativat për sfidën ndaj Dinamos do të jenë shumë të pakta. gjithsesi kërkohen pikët maksimale.

Me shumë mundësi dëmtimet e Bruno Lulajt dhe Filip Najdovskit mund të mos jenë shumë të rënda. Lojtarët mund të jenë në fushë më shpejt sesa ishte parashikuar. Gjithsesi, për të konfirmuar këtë situatë duhet pritur edhe pak.

tira

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"