Tirana me 3 mungesa të rëndësishme, ja si pritet të rreshtohet ndaj Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 9:40

Tirana me 3 mungesa të rëndësishme, ja si pritet të rreshtohet ndaj Korabit

Tirana do të luajë sot ndaj Korabit në Kupën e Shqipërisë. Skuadra vjen me disa mungesa. Kështu Përgjoni ka probleme në këmbë dhe dje nuk u stërvit.

TIRANA

Në vendin e tij luan Mici. Jonuzi ka shpatullën, ndërsa Doka është i skualifikuar. Ahmataj do të bëjë disa spostime, ndërkohë Haxhiu do të zbresë në mbrojtje. Skuadra ka mungesa në sulm dhe mesfushë që pritet të riparohen.

Gjithsesi, bardheblutë duhet të kenë kujdes me Korabin. Fakt është që Kupa luhet me tek takim këtë sezon. Një histori që përsëritet. Dhe pikërisht në takimin e fundit mes Tiranës dhe Korabit në Kupë, i luajtur në “Skënder Halili” në vitin 2020, që për ironi të fatit ka qenë me një takim, u kualifikuan miqtë.

Golin e shënonte Xhuliano Skuka në minutën e 119-të të takimit. Të shohim sesi do të mbyllet këtë herë ndeshja mes Tiranës dhe Korabit, sfidë që luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” të mërkurën në mesditë.

FDSGD

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"