“Tirana ishte një zero e madhe sot”, Shehi nuk përmbahet pas disfatës: Kur shkon në derbi me humbje…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2022 | 21:06

“Tirana ishte një zero e madhe sot”, Shehi nuk përmbahet pas disfatës: Kur shkon në derbi me humbje…

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, e ka cilësuar sot ekipin e tij si një skuadër pa shpirt dhe pa grintë. Sipas tij, kjo situatë ndihmoi Teutën por mund të jetë një kambanë alarmi edhe përballë kundërshtarëve të tjerë, kur mbeten pak ditë nga derbi kryeqytetas.

shehi

“Humbja na dhemb, sigurisht ndeshja tjetër është shumë afër dhe mbetet pak kohë që u analizua. Po nuk duhet të merremi e qajmë këtë se është shumë e rëndësishme ndeshja që vjen shpejt, na vjen keq që humbëm, por nuk u shfaqëm ashtu siç duhet në lojë.

U munduam të dalim me 3 në mbrojtje, kemi pak mangësi në krah ndaj futëm Nikqin. Kjo është organika dhe duhet të përshtatemi. Nuk kishim çfarë të humbnim, u shfaqëm dy herë rrezikshëm, Teuta kishte më dëshirë, më grintë, ishte më luftarakë. Shpeshherë lojtarët individualë i fituan duelet dhe kur humb duelet, kundërshtari është më pranë fitores. U ndëshkuam nga një gol deri diku aksidental çka e bën edhe më të vështirë.

Sigurisht kur shkon në derbi me humbje, ana piskologjike nuk është e duhura. Duhet të punojmë nga kjo anë. Derbi nuk ka favoritë, por duhet të përqendrohemi dhe të kemi menaxhim të dozës emocionale. Teuta ka skuadër që është në kampionat disi çuditshëm ku ishte, por i mëshoj asaj që thashë që nëse të mungon pak dëshira e shpirti i garës, por edh fitimi i dueleve, bëhet e vështirë. Kemi pak ditë dhe duhet të rikuperojmë energjitë dhe aspektin psikologjik.

Nëse do të vendos notë, unë mendoj se ishte një zero. Zero e madhe sot dhe nga kjo zero duhet të ngulim këmbët mirë në tokë, për të qenë kompetitiv, agresiv, se nëse të mungon agresiviteti, çdo skuadër nuk e ka të vështirë të të dominojë dhe fitojë duelet.

Ky nuk mendoj se është precedent, se kushdo luan për të fituar ndeshjen. Kur luan përballë Tiranës, mobilizimi është maksimal, çdo skuadër ka objektivat e veta. Ne duhet të jemi vetvetja, kundërshtarët në momentin që na humb ritmi dhe përqendrimi, na kafshojnë”, tha Shehi për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"