“Tirana është ndërtuar për të qenë në majën e kampionatit”, Deliu: Jemi në një ngërç psikologjik, me Teutën tregojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2023 | 11:38

“Tirana është ndërtuar për të qenë në majën e kampionatit”, Deliu: Jemi në një ngërç psikologjik, me Teutën tregojmë…

Tirana është në një krizë rezultatesh duke grumbulluar vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit. Mesfushori i bardhebluve, Ardit Deliu u shpreh se skuadra është në një ngërç psikologjik dhe do të bëjë maksimumin për të marrë tre pikët në sfidën e nesërme kundër Teutës, që do të luhet në “Selman Stërmasi”, ora 14:00.

ardit deliu

“Situata është pak e vështirë këto ndeshjet e fundit. Është ngërç psikologjik, sepse cilësia brenda grupit është. Tirana është ndërtuar për të qenë në majën e kampionatit dhe kjo situatë nuk i shkon përshtat. Por besoj se duke qenë të gjithë bashkë do e kalojmë këtë vështirësi.

Padyshim që mendojmë se mund të fitojmë, jo vetëm këtë me Teutën, por të gjitha ndeshjet. Siç e thatë Teuta na ka vënë në vështirësi edhe vitin e kaluar. Në situatën që jemi mendoj që duhet të tregojmë karakter duke nisur që nga ndeshja nesër.

Unë mendoj që kush ka pasur mundësinë për të luajtur, të gjithë kanë qenë të gatshëm. Të gjithë jemi gati në të njëjtin nivel. Nuk mendoj se ndikon ndryshimi, thjesht është ai ngërçi psikologjik i skuadrës që na bën të mos kemi rezultate pozitive.

Këtë mund ta kalojmë vetëm me qetësi, duke u munduar që nga ana psikologjike të jemi të qetë. Është akoma vetëm fillimi i kampionatit, vetëm një fazë është luajtur, ka akoma shumë javë deri në fund. Duke qenë të gjithë të gjithë të bashkuar, të gjithë skuadër dhe duke qenë të përqendruar për të dhënë maksimumin e atyre që na thotë trajneri, pastaj rezultati do vijë”, u shpreh Deliu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"